ForumPortalliGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Humb jetėn nė aksident automobilistik Dritan Hoxha !!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Numri i postimeve : 130
Age : 31
Location : Gjilan
Registration date : 11/10/2007

MesazhTitulli: Humb jetėn nė aksident automobilistik Dritan Hoxha !!   23.05.08 20:24



TIRANE - Dritan Hoxha, presidenti i Top Media, themelues i Top Albanian Radio, Top Channel, dhe Dixhitalb humbi jetėn nė njė aksident tragjik automobilistik sot nė orėt e para tė mėngjesit. Ngjarja ka ndodhur rreth orės 01. 50 minuta nė Bulevardin “Bajram Curri” nė Tiranė, pothuajse pėrballė studiove tė Top Channel, pėrballė ish ekspozita “Shqipėria Sot”. Sipas njoftimit tė policisė makina Tip Ferrari ngjyrė e kuqe, me targa DK 3892 H, nė pronėsi tė 40 vjecarit nga Tirana ka dalė nga rruga dhe pasi ka pėrshkuar nė njė hapsirė tė plotė 82 metra, ėshtė pėrplasur me pemėn 3.1 metra, nė lulishten e lumit tė Lanės. Pėr shkak tė pėrplasjes sė fortė makina ėshtė ndarė nė dy pjesė dhe ėshtė shkatėrruar tėrėsisht. Nė vendin e ngjarjes, mbėrritėn forca tė shumta policie, duke ndėrhyrė menjėherė, pėr tė dhėnė ndihmėn e parė 40 vjecarit. Dritan Hoxha vdiq gjatė rrugės teksa dėrgohej pėr Spitalin Ushtarak.
Humbja eshte e pazėvendėsueshme pėr gruan e tij Vjollcėn. Dritan Hoxha do ti mungojė tre vajzave te tij Lorit, Sarės, Redias si dhe djalit tė tij tė vogėl, Itan, i cili lindi vetėm njė vit mė parė.
Top Channel dhe Top Albania radio ndėrpreu transmetimet e saj qė ishin parashikuar nė program pas konfirmimit tė lajmit tragjik. Nė oren 09.00, nė Top Channel dhe nė Top Albanian Radio u lexua njė komunikatė nė tė cilėn ndėr tė tjera thuhet: Padyshim humbja mė e madhe njerėzore ėshtė pėr familjen e tij, pėr nėnėn Zyranė, e cila e rriti Dritanin, nė mungesė tė babait tė tij, qė pėr rastėsi tragjike, ishte shuar edhe ai nė njė moshė tė re. Dritan Hoxha u rrit mes halleve tė shumta si tė gjithė shqiptaret, nė shtėpine e tij tė parė nė Laprake. Nė Laprakėn qė e rriti si djalin e saj, Tanin, njė i ri i jashtėzakonshėm, i cili merrej me shpikje teknologjike pėr tė ēarė terrin informativ qė kishte vendosur regjimi komunist.” Kjo komunikatė e lexuar nė median qė ai krijoi mbyllej me fjalėt: “Zemra e Dritan Hoxhes ndaloi nė mėngjes, pikėrisht pak metra larg vendit, pėr tė cilin ajo rrihte mė fort, pranė studiove tė Top Channel.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://tefik.5forum.info
 
Humb jetėn nė aksident automobilistik Dritan Hoxha !!
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dritan Dajti, studenti qė u kthye nė frikėn e policisė
» Skėnder R. Hoxha: Dushkaja kėrkon gjurmime arkeologjike
» Liljana Hoxha: Si i futi nė kurth Teuta Edi Ramėn, dhe Ardian Klosin mė '90
» Skėnder R. Hoxha: Metaforat dhe pėrkushtimet si klithje poetike
» Skėnder R. Hoxha: Nė dhjetėvjetorin e Prillit tė Thyer tė Jabllanicės sė Dushkajės

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: TE NDRYSHME :: Informacione-
Kėrce tek: