ForumPortalliGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Gjysma e popullatės sė botės posedon celularė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Numri i postimeve : 130
Age : 31
Location : Gjilan
Registration date : 11/10/2007

MesazhTitulli: Gjysma e popullatės sė botės posedon celularė   02.06.08 6:09



Sipas pohimeve tė ITU, organ i OKB-se, i cili merret me teknologjitė komunikuese dhe informuese, numri i shfrytėzuesve tė telefonave celularė nė fund tė vitit 2007 ka arritur shifrėn prej 3.3 miliardėsh.
Numri mė i madh i shfrytėzuesve tė telefonave celularė ėshtė shėnuar nė vendet nė zhvillim, e nė mesin e tyre avancojnė ato afrikane me rritje prej 39 pėr qind nė vit pėr periudhėn 2005 deri nė 2007, derisa nė periudhėn e njėjtė kohore Azia ka shėnuar rritje prej 28 pėr qind nė vit. Rritjes sė numrit tė shfrytėzuesve mė sė shumti i kanė kontribuar India dhe Kina me 154 dhe pėrkatėsisht 143 milionė shfrytėzues tė rinj. Rritja globale e numrit tė shfrytėzuesve tė telefonave celularė gjatė vitit tė fundit shėnon 22 pėr qind.

Telefonat celularė nė Afrikė janė mjet dominues i komunikimit – madje 90 pėr qind e linjave telefonike nė kėtė kontinent janė mobile. Pėr shkak tė infrastrukturės sė pazhvilluar vendet kanė vendosur nė zhvillimin e rrjeteve mobile tė cilat janė mė tė lira pėr vendosje pėr dallimin nga rrjetat klasike me kabllo, e mu pėr kėtė rritja e shfrytėzuesve tė linjave fikse nė periudhėn nė mes vitit 2005 e 2007 ka qenė mė i vogėl se njė pėr qind.

Mirėpo qasja nė internetin broadband ėshtė e kufizuar nė vendet pa infrastrukturė fikse pėr shkak tė kapacitetit mė tė ulėt tė rrjeteve mobile, qė aktualisht paraqet problem, prandaj ITU u bėn apel kėtyre vendeve nė zhvillim tė zhvillojnė infrastrukturėn e duhur. (telegrafi)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://tefik.5forum.info
 
Gjysma e popullatės sė botės posedon celularė
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: TE NDRYSHME :: Informacione-
Kėrce tek: