ForumiPortalliGalleryPytsoriKrkoRegjistrohuLista e AntarveGrupet e AntarveIdentifikohu
Krko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Restoranti i shqiptarit n Danimark, m i miri n bot
28.04.10 3:05 nga Admin

» Bni dashuri pr shndet m t mir
28.04.10 3:02 nga Admin

» YouTube mbush 5 vjec
28.04.10 2:51 nga Admin

» Blood Creek (2009) DVD RiP XviD
28.04.10 2:46 nga Admin

» Crazy on the Outside (2010)
28.04.10 2:36 nga Admin

» Death Race 2008
05.02.09 17:59 nga Admin

» Che ( 2008 )Ernesto "Che" Guevara
05.02.09 17:56 nga Admin

» 2008 - The Ruins
22.06.08 15:47 nga Admin

» 2008 - Indiana Jones and the Kingdom of the Crystal Skull
22.06.08 15:28 nga Admin

Keywords
ylli eshte counter mesazhe penologji kriminalistike kosoves Dergo tere pare strike themelore kriminologji foto instalimi boten preambula GRUAJA ndaj trafikut
Navigation
 Kreu
 Forumi
 Antart
 Profili
 Ndihm
 Krko
Sondazh
Share | 
 

 Kriminologji

Shiko temn e mparshme Shiko temn pasuese Shko posht 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Numri i postimeve: 130
Age: 28
Location: Gjilan
Registration date: 11/10/2007

MesazhTitulli: Kriminologji   06.06.08 0:59

Fjala kriminologji vjen nga fjala latine – greke krim qe do te thotë krim dhe logos qe do te thotë shkencë . nocioni Kriminologji qe do te thotë shkence mbi krimin.
Kriminologjia është shkence qe studion dukuritë e krimit si fenomen individual dhe shoqëror duke analizuar format e manifestimit te tij duke ndriçuar shkaqet burimet dhe rrënjët natyrës ekonomike sociale biopsikike ne parandalimin dhe mbrojtjen e shoqërisë.
1. Faktorët subjektiv dhe emocional interesimi për krim vjen nga ndjenja e frikës për siguri e jetës te pronës te integritetit moral dhe seksual nga dëshira për hakmarrje për aventurë e kënaqjes se epsheve etj.
2. Faktorët objektiv ne ketë bëjnë pjese rreziku i vlerave dhe te mirave elementare te njeriut si jeta , liria prona rrezikimi i normave rregullave morale etike shkelja cenimi i vlerave fetare , kulturore etj .
3. Faktorët ekonomik ne ketë bëjnë pjese humbjet dhe demet e mdhaja materiale qe pëson shoqëria nga aktivitetet kriminale .
Kr. si shkence pluraliste ne këtë trajtojnë qe ka te beje me sjelljen kriminale shkaqet për kontrollimin dhe parandalimin e kriminalitetit ne kr quhet pluraliste.
Kr si shkence sintetike kjo përqendrohet ne hulumtimin e shkaqeve dhe te faktove te krimit.
Definimi i shkencës kr si shkence e pavarur e cila shfrytzone njohurit dhe rrugët kërkimore te shkencave te tjera me qellim te studimit empirik te fenomeneve kriminale : krimit , kryesit , viktimës etj .
Nocioni fenomeni kriminal përfshinë një tersi te pergjishem te kuptimeve lidhur me krimin , veprat kriminale, penale ,kryesin viktimën dhe reagimin shoqërisë ndaj tij .
Me nocionin kriminalitet kuptohet tërësia e te gjitha krimeve te kryera ne një kohe , hapësire dhe periudhe te caktuar .
Termin krim kuptohet akti individual i sjelljes se njeriut përmes cilit cenohet ose shkelet kodi penal dhe kjo për pasoje ka dënimin,.me kuptimin krim përdoret edhe vepër penale qe është veprim ose mos veprim i cili cenon apo rrezikon një te mire te mbrojtur me ligje penal,kod ose dispozita tjera pozitive. S
jellje krimininale ka kuptimin e krim ose vepër penale dhe nënkupton te gjitha veprimet e rrezikshme dhe dëmshëm qe janë te sanksionuar me ligje penal pozitiv. Termi delikuencë nënkuptohet disa sjellje dhe shkelje te normave pozitive te cilat nuk janë te renda si krim dhe vepër penale. Termi sjellje deviante, asociale nënkupton veprime dhe aktivitete te cilat nuk janë ne pajtim me disa rregulla apo normë atë mirësjelljes ne një bashkësi shoqërore.
Kundërvajtje përfshin te gjitha aktivitetet te cilat paraqiten si shkelje apo cenime te rendit publik te një shtetit. Delikt ekonomik cenimi dhe rrezikimi i rregullave ne raporte ekonomik – financiar.
Delikt disiplinor nënkupton shkelje dhe cenimi i normave te caktuara apo rregullave tjera për te cilat janë paraparë masa disiplinore. si kundërvajtje , delikt ekonomik , disiplinor etj .Termi viktimë përdoret për te shënuar personin i cili ka pësuar i cili është rrezikuar qe është shkatërruar nga veprimi kriminal .
Definimi juridik i kriminologjisë për objekt i studimit te kr. janë krimet dhe sjelljet kriminale qe janë te parapara ne dispozitat juridike pozitive te një vendi qe janë te inkriminuara me kode dhe ligje penale.
Definim sociologjik objekt studimi i kësaj shkence duhen te jene te gjitha sjelljet dhe veprimet antishoqërore te ndaluara dhe te rrezikshme pa marre parasysh faktin a janë te parapara dhe te inkriminuara me dispozita penale pozitive.
Definim i përzier okjet studimi nuk duhet te jete veç ana normative juridike por edhe veprimet sjelljet e caktuara te njeriut te cilat janë te dëmshme dhe shpesh paraqesin hyrje ne aktivitetet kriminale.
Definimi përfundimtar Kriminologjisë si lende te veten ka krimin kriminalitetin , kriminelin faktorët objektiv dhe subjektiv , viktimën dhe masa për parandalimin e tij ne shoqëri .
Ndarja e Kriminologjisë E përgjithshme , klinike , akademike , aplikative , radikale , viktimologjie.
Kriminologjia e përgjithshme ose gjeneralë ka për detyre te definoje dhe përkufizoj te gjitha nocionet themelore mbi krimin dhe mardhenjet e tij me faktorët qe nxisin atë, ajo trajton metodat dhe rrugët kryesore te njohjes dhe studimit te fenomenit kriminal.
Kriminologjia Klinike është një diciplin e veçante e cila insiston qe objektin i studimit dhe hulumtimit duhet te jete individi, kryesi , rasti individual. Krimin e trajton si akt individual.
Kriminologjia Akademike është pjese e veçanet e cila ne pjese me te madhe zhvillohet dhe ekziston ne qendrat e ndryshme universitare ne boten bashkëkohore.
Kriminologjia Aplikative angazhohet te beje ndryshime rrënjësore për shkaqeve te krimit dhe parandalimit te tij duke përfshi adm e qeveris e sektorëve kompetent për zbulimin , ndjekjen dhe parandalimi e krimit .
Kriminologjia Radikale kërkon qe te behet ndryshime rrënjësore dhe radikale , ne rende te pare te kodeve dhe ligjeve penale nga te cilat niset kr tradicionale ne studimin e fenomenit kriminal .
Kriminologjia Viktomologjike merret me studimin e viktimës nga aspekti i fenomenit te paraqitjes nga aspekt i shkaqeve subjektive te cilat e kushtëzojnë dhe nga aspekti i masave dhe mjeteve te parandalimit te viktimizimit te qytetareve, disa lloje te viktimave : viktima kriminale , latente , e pa fajshme , pjesëmarrëse nxiste , restsishme etj Metoda e shkencës se Kriminologjisë Metodat me se shpeshti përdoren janë metoda e studimit te rasteve individuale , klinike , e vrojtimit , e krahasimit e eksperimentit dhe matjes e anketës , stastikore etj.
Metoda te rasteve individuale kjo I qaset si dukuri individuale dhe ne fokus te interesimit për te është kryesi , vetit dhe cilsit individuale te tij nuk lihen pas dore ase rrethanat te natyrës sociale qe ka te beje me ambientin net e cilin jeton delinkuenti.
Metoda Klinike për arsye se sjelljet kriminale studiohet dhe analizohet sikurse ne klinika mjekësore qe trajtohen dhe studiohen sëmundjet e ndryshme.
Metoda e vrojtimit përdor për studimin e personalitetit te kryeseve te sjelljeve kriminale, studjusit i mundëson qe te njihet drejtpërdrejt apo tërthorazi me shume te dhëna qe kane te beje me vetit dhe cilsit subjektive te delinkuentit.
Metoda e eksperimentimit është metode e cila aplikohet zakonisht ne shkencat natyrore dhe ekzakte aplikimi i kësaj metode është i kufizuar dhe i rralle.
Lloje e evidencave statistikore te kriminalitetit janë : Evidenca ndërkombëtare , kombëtare nacionale , te policisë , prokorise , gjykatave etj .
Raporti i Kriminologjisë me disiplina te veçanta Kriminologjisë. Antropologjia kriminale , biologjia , psikologjia , psikopatologjia , sociologjia , sociopatalogjia dhe sjelljet devijonte , gjeografia , viktimologjia kriminale .
Antropologjia kriminale gjegjësisht për kushtetimin e sjelljeve kriminale nga ndikimi i strukturës dhe konstitucionit anatomik – fizik te njeriut .
Psikologjia dhe psikopatlogjia kriminale është diciplin veçanta Kr nga pikëpamja shkencore analizojnë dhe studiojnë lidhjet ne mes te sjelljeve kriminale te delikuenteve dhe vetive dhe cilësive te tyre psikologjike dhe çrregullimeve psikike.
Biologjia kriminale kjo diciplin shkencore thekson se shkaqet e krimit duhet kërkuar vetëm te vetitë biopsikike te njeriut delikuent.
Sociologjia kriminale kjo trajton aspektin social te krimit ku theksojnë se krimit është I kushtëzuar ne rend te pare nga rrethanat dhe ndikimet sociale.
Gjeografia kriminale e cila merret me hulumtimin e shpërndarjes dhe përhapjes se kriminalitetit ne vend , regjione e vise te ndryshme.
Viktimologjia kriminale është diciplin e veçanet e cila merret me studimin e viktimës , formave ,shkaqeve te paraqitjes dhe masave për parandalimin e viktimizimit.
Raporti i Kriminologjisë me shkencat penale E drejta penale , procedura penale , politika kriminale , penologjia , kriminalistika , mjekësia ligjore .
Antropologjia kriminale kjo diciplin e veçanet ka ndikuar dukshëm ne zhvillimin e hulumtimeve Kr. dhe ne ndriçimin e lidhjeve ne mes konstruksionit trupor te njeriut dhe sjelljes se tij delikuente.
Raporti i Kriminologjisë E drejta penale si shkence vështron krimin si kategori dhe nocion juridik edhe interpreton ne mënyre kritike te drejtën penale pozitive te një shteti si sjellje te rrezikshme dhe te dëmshme veprime te inkriminuar me ligje pozitive.
Raporti i Kriminologjisë procedurën penale si shkence mbi sistemin e dispozitave juridike te cilat rregullojnë subjektet e procedurës penal dhe veprimet procedurale penale me te cilat zgjidhet dhe ndriçohen qeshjet penale .
Raporti i Kriminologjisë politika kriminale është një diciplin shkencore teorike dhe praktike e cila merret me studimin e masave , mjeteve , metodave me te përshtatshme ne luftimin dhe pengimi e kriminalitetit ne shoqëri .
Raporti i Kriminologjisë penologjia është diciplin e pavarur shkencore e cila merret me studimin e ekzekutimit te sanksioneve penale dhe me procesin e risocializimit te personave te dënuar.
Raporti i Kriminologjisë me kriminalistiken qe merret me studimin e metodave te zbulimit dhe kërkimit te krimeve dhe kryesve te tyre dhe kontribuon ne ndriçimin e rasteve te ndryshme .
Raporti i Kr me mjekësin ligjore ne ketë drejtim dallohen disa dege dhe dicipina te veçanta siç janë Psikologjia gjyqit qe merret me studimin e psikologjis se pjesëmarrësve ne procedurën penale janë te rëndësishme për ndriçimin e rasteve për ndikimin cilësive dhe vetive psikike edhe për shqiptimin e sanksioneve
Psikiatria e gjyqit studione gjendjen shpirtërore , çrregullimi shpirtëror te kryesve te veprave penale dhe Medicina e gjyqit qe studion te dhëna te karakterit anatomik biologjik qe kane te bëjnë me veprën penale dhe kryesit e saj .
Teoria mbi kriminalitetin dhe historiku i mendimeve kriminaliteti si dukuri e dëmshme dhe e rrezikshme shoqërore qe nga kohërat me te lashtuara ka zgjuar interesim dhe janë bere përpjekje për ta shpjeguar shkaqet dhe natyrën e tij edhe ne kohërat e hershme janë paraqitur ide dhe mendime për mënyrën e pengimit dhe luftimit ne shoqëri te ndryshme .
Mendim antik mbi krim si nismëtar ne ketë kohe përmenden filozof e njohur grek Planton , Aristoteli.
Platoni 426 deri 347 para erës se re ne veprën e vet Ligjet ka trajtuar qeshtjet e krimit e veçmas disa vepra penale , vjedhjet dhe vrasjet .
Aristoteli ky mendon se individi merret me veprime kriminale për shkak te ndikimit te motiveve dhe shprehive kriminale përmend edhe mjerimin dhe skamjen po ashtu personat te cilët kryen krime janë armiq te shteti dhe shoqërisë.
Mendimi mesjetar cilësohet si kohe dhe periudhe e ngecjes se mendimi te lire filozofike dhe shkencore , kane dominuar idetë dhe mësimet dogmatike fetare ne një pjese te madhe te rruzullit tokësor.
Cesare Bekarie vepra e tij Mbi krimin dhe dënimet është si vepra me e sistemuar mbi problemet e kriminalitetit e veçmas te ndëshkimit . Ky insiston ne aplikimin e parmit te njohur Ska krim pa ligj dhe ska dënim pa ligj . dhe shkaqet e krimit duhet kërkuar ne mjedisin shoqëror qe kane te beje me rrethana shoqërore ekonomike familjare .
Jeremy Betham shkaqet e kriminalitetit i kërkonte rrethanat shoqërore dhe angazhohej qe veprimet kriminale ti rregulloje me korniza ligjore.
Teoria antropologjike ose kriminelit te lindur mendimtarët këtu përpiqen te zbulojnë dhe vërtetojnë se vetit e ndryshme anatomike biologjike kane ndikime vendimtare ne sjellje kriminale te disa individëve dhe duhet te fillohet nga vetit trupore fizike dhe biologjike te delikuenteve.
Çezaro Lombrozo si doktor i drejtsis dhe mjeksis ka punuar me shume instuticione për trajtimin e dekikuentve dhe te atyre te sëmure mental dhe ka ardhur ne përfundim se ekziston i ashtuquajturi kriminel i lindur, dhe kriminelet I ndanë ne 5 grupe te lindur , te sëmure ne pikëpamje shpirtërore , nga pasionet , te shprehive , te rastit dhe te rastit.
Enriko Feri I njohur me vep. Sociologjia kriminale ai thekson se krimi është pasoj e patalogjis individuale dhe sociale dhe angazhohet për theksimin e pergjithsis sociale ne vend te asaj morale , krimi është rezultat i rrethanave e ndikimeve antropologjike , fizike e sociale.
Rafaelo Garofalo ai thekson se ne shoqëri ekziston nji kriminalitet natyror dhe ligjor i cili inkriminohet nga pushteti aktual varësisht prej nevojave te sistemit te caktuar politik krimi sipas ti rrezikon ndjenjat solidare nderin e qytetareve .
Teoria biologjike sipas disa mendime kriminaliteti si dukuri dhe si sjellje kriminale individuale është i dertiminuar nga rrethanat dhe vetit biologjike. Nder teori biologjike me te njohura përmendet teoria e trashëgimit , racës , shprehive , kromozomeve etj .
Teoria e trashëgimit sipas kësaj personat delikuente kryen krime ngase ne strukturën e vet anatomike biologjike kane parakushte te lindura kriminale , dhe thekson se sjelljet kriminale aktivitete kriminale etj trashëgohen nga paraardhësit.
Biokriminologjia merrej me studimin e lidhjeve ne mes sjelljeve kriminale dhe vetive te ndryshme biologjike.
Teoria e racës sipas saj sjelljet kriminale mund te shpjegohen ne baze te perkatsis raciale te kryesve , përkatësia etnike ngjyra e lëkurës vetit tjera raciale etj .
Teoria endokrinologjike sipas kësaj sjelljet kriminale te disa individëve janë rezultat I mosfunksionimit te duhur te sistemit te gjëndrave endocrine.
Teoria e kromozomeve disa persona qe kane qe kane çrregullime apo aberacione ne strukturën e kromozomeve merren me shpesh me aktivitete kriminale, kromozom I tepërt quhet kromozom vrases.xyy te meshkujt dhe xxy te femrat konsiderohen skemë jo normale dhe kryejnë krime ma shume sa ata qe janë me skemë normale.
Teoria psikologjike mbi kriminalitetin me te njohura janë T papershtatshmeris , inteligjencës , imitimit , psikoanalotike etj.
Teoria e papershtatshmerisë ose moadaptimi, janë rezultat i mosaftsis , mosmundesis se përshtatjes te delinkuentit rrethanave te caktuara shoqërore, ndeshet me probleme ne drejtim te realizimit te qëllimeve , kërkesa te veta dhe kështu vjen deri te veprimet kriminale , antishoqërore.
Teoria e intelegjences ne kryeje e këtyre sjelljeve marrin pjese personat qe kane nivel te ultë te inteligjence këta nuk janë ne gjendje ti kuptojnë vlerat shoqërore dhe ti respektojnë rregullat e normat ne shoqëri te caktuar.
Teoria psikoanalitike këto sjellje kriminale te individit si shprehje e ndikimeve shtytjeve instiktive .sipas kesja teorie psikologu S.Freud permend 4 faza prej femiris. Fala orale , knaqsia anale, fallus, perjudha latente.
Teoria sociologjike mbi krim..ne te theksohet rëndësia roli i ambientit shoqërore rrethanat ekonomike , mjedisi social etj .
Pikëpamjet sociologjike Franc von listit. Sipas ti e paraqitjen e krim…ndikojnë 2 grupe dhe janë faktorët individual dhe social .faktorët individual mund te jene te natyrës biologjike , trashëgues psikike . E social janë ekonomike , familjare , politike , sociale dhe këta kane ndikim dominant. Listit tere krim…. mund te vështrohet si kriminalitet akut dhe kronik.
Mbrapsht n krye Shko posht
Shiko profilin e antarit http://tefik.5forum.info
 

Kriminologji

Shiko temn e mparshme Shiko temn pasuese Mbrapsht n krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti prgjigjeni temave t ktij forumi
 ::  :: -